E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin mohon lidhjet me Flynn

 

Kjo foto e fiksuar gjatë një darke në Moskë në vitin 2015 mes presidentit rus Putin dhe ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit amerikan, Michael Flynn ka nxitur spekulimet për lidhje të mundshme mes administratës Trump dhe Kremlinit. Por ka qenë vetë Putin që për televizionin NBC ka sqaruar keqkuptimet, duke thënë se ndonëse ai dhe Flynn shfaqen pranë njeri-tjetrit, ai ka mësuar se kush ishte gjenerali vetëm pas darkës.

 

“Unë mbajta fjalimin, fola me pjesëtarë të stafit dhe u largova, më pas më treguan se ishte një amerikan nga shërbimet e sigurisë. Kaq ishte e gjitha dhe në fakt nuk fola shumë me të”.

Reklamë

 

Flynn u shkarkua në muajin shkurt, pasi nuk i tregoi lidhjet që kishte me ambasadorin rus në SHBA. Ai refuzoi të dëshmonte në komisionin e Zbulimit të Senatit për raportet me Rusinë dhe përfshirjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të shkuar. Putin hodhi poshtë edhe pretendimet se Kremlini zotëron informacione që mund të dëmtojnë presidentin Trump.

 

Edhe Trump ka mohuar çdo marrëveshje të fshehtë me Rusinë, duke e cilësuar hetimin e FBI-së për këtë çështje gjueti shtrigash ndaj tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë