E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Putin mesazh Metës: Bashkëpunimi në interes të dy popujve

Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar presidentin Ilir Meta për ditën e pavarësinë së Shqipërisë.

 

Në një postim në “Facebook”, ambasada ruse ka publikuar mesazhin që Putin i ka nisur presidentit Meta.

 

Reklamë

Në mesazhin e urimit, Putin shprehet se zhvillimi I marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dy-palësh në fusha të ndryshme do të ishte në interes të të dy vendeve.

 

“Mesazh urimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit:

 

Shkëlqesisë së Tij

zotit Ilir Meta,

President i Republikës së Shqipërisë

Tiranë

 

I nderuar zoti President,

 

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

 

Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.

 

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati.

 

Me respekt,

Vladimir Putin

 

Moskë, Kremlin

Më 28 nëntor 2018

Vazhdo të lexosh

Reklamë