E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin “mbron”presidentin Trump

Vladimir Putin përfshihet ne çështjen Trump dhe lidhjet e tij me Rusinë. Mediat amerikane raportuan se z. Trump i ka përcjelle informacion te klasifikuar zyrtareve ruse javen e kaluar, por Putin thotë se nuk ka ndodhur nje gje e tille. Ai madje ka deklaruar se është i gatshëm t’i japë Kongresit Amerikan nje transkript te bisedës, nese kjo do t’i kërkohet.

 

Nje gje e tille vjen ne kohen kur Trump eshte nen akuze nga media se u përpoq te ndikonte ne hetimet e nisura ne lidhje me stafin e tij dhe lidhjet me Rusine. Mediat amerikane kane cituar nje memo te ish-drejtorit te FBI-se, Xhejms Komei, qe pretendon se Trump i ka kërkuar te heqë dore nga hetimi per lidhje te mundshme te ish-këshilltarit te tij per Sigurinë Kombëtare Majkell Flin me Mosken.

 

Reklamë

Zhvillimet e njëpasnjëshme kane vene ne vështirësi serioze Shtëpinë e Bardhe dhe presidencën e Trump ne muajt e pare te saj. Kongresi ka nisur seancat dëgjimore per lidhjet e mundshme te stafit te fushatës se Trump me ruset.  Favori i vetëm i Trump është se dhomat e përfaqësuesve kontrollohet nga republikanet, pasi ne te kundërt, tashme do te kishin nisur procedurat per shkarkimin e tij.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë