E premte, 18 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin mbështet Macron: Normale që BE të krijojë ushtri të vetën

Russian President Vladimir Putin shakes hands with US President Donald Trump as he arrives to attend a ceremony at the Arc de Triomphe in Paris, Sunday, Nov. 11, 2018, as part of commemorations marking the 100th anniversary of the 11 November 1918 armistice, ending World War I. (Ludovic Marin/Pool Photo via AP)

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbështetur idenë e presidentit francez Emmanuel Macron që Bashkimi Europian të krijojë një ushtri të vetën.

 

Në një intervistë për TV RT në Paris, ku mori pjesë në ceremoninë e nderimit të viktimave të Luftës së Parë Botërore, Putin tha të dielën se është noramle që një bllok i fuqishëm si BE të ketë ketë mbrojtjen e tij.

 

“Evropa është një entitet i fuqishëm ekonomik, një bashkim i fuqishëm ekonomik dhe është krejt normale që ajo të dëshiron të jetë e pavarur, dhe sovrane në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë”

 

Deklarata e Putin erdhi dy ditë pas qëndrimit të mbajtur nga presidenti amerikan Donald Trump I cili e ciëlsoi ofenduese thirrjen e Macron për të formuar një ushtri evropiane.

 

Macron tha të martën se Evropa kishte nevojë për një “ushtri të vërtetë” për t’u mbështetur më pak në SHBA kur është fjala për mbrojtjen.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh