E mërkurë, 16 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Putin – Macron diskutojnë për Iranin dhe Ukrainën

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai francez, Emmnauel Macron, në takimin e tyre ka diskutuar në lidhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe konfliktin në lindje të Ukrainës.

 

Franca është një ndër fuqitë që është përpjekur të zbusë tensionet në rritje pasi Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, u tërhoqen nga marrëveshja.

 

Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe, Gjermania si dhe BE-ja, mbeten ende palë në marrëveshje, e cila ka për qëllim kufizimin e pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit dhe pengimin e mundësive për ndërtimin e armës bombës bërthamore.

 

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë thënë se marrëveshja i mundëson Iranit të posedojë armë bërthamore për disa vite.

 

Pas tërheqjes, SHBA-ja, rivendosi sanksionet ndaj Iranit.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh