Presidenti rus Vladimir Putin siguroi se “ajo që po ndodh” në Ukrainë është “çështje jetë a vdekje” për vendin e tij, ndërsa për Perëndimin synimi është “të përmirësojë pozicionin e tij strategjik”, sipas intervistës së tij të publikuar sot.

Putin vlerësoi se është “e rëndësishme” për rusët dhe të huajt “të kuptojnë frymën tonë, të kuptojnë se në çfarë pike ajo që po ndodh në Ukrainë është e ndjeshme dhe e rëndësishme për vendin tonë”.

“Për Perëndimin ka të bëjë thjesht me përmirësimin e pozicionit të tij strategjik. Por për ne është fati ynë, është çështje jete a vdekjeje”, tha ai sipas një fragmenti të intervistës së tij të postuar në rrjetet sociale nga gazetari Pavel Zurubin.

Presidenti rus po i referohej intervistës që i dha gazetarit amerikan Tucker Carlson, e para e dhënë nga Putin për një media perëndimore që nga pushtimi rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, dhe e cila ka mbledhur më shumë se 200 milionë shikime në Kinë.

Në intervistë me Carlson, i cili zgjati më shumë se dy orë dhe u pa si një mesazh për SHBA-në dhe Evropën, Putin tha se një humbje për vendin e tij në Ukrainë ishte “e pamundur”, megjithëse shtoi se ishte gati për “dialog” me Perëndimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *