E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Putin: Lufta mbyllet me bisedime/ Presidenti rus kërkon “shteg” për të dalë nga konflikti

Pas vizitës së Zelenskyt në Uashington, ka reaguar Moska. Presidenti Vladimir Putin gjatë një fjalimi kete te enjte theksoi se Rusia kërkon ti japë fund konfliktit në Ukrainë.

 

Reklamë

 

Ai shtoi se Kremlini nuk ka refuzuar kurrë të negociojë dhe të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë përmes diplomacisë.

 

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENTI I RUSISË

Gjithçka filloi në vitin 2014 pas grushtit të shtetit të provokuar nga perëndimi në Maidan. Tashmë e kam thënë, qëllimi ynë është t’i jepet fund kësaj lufte, ne po përpiqemi dhe do të përpiqemi për këtë gjë. Të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë me negociata dhe pala ukrainase duhet ta kuptojë këtë.

 

 

Putin perseriti se operacioni special ushtarak në Ukrainë ishte i domosdoshëm, pasi sipas tij me marrëveshjen e Minskut, Perëndimi po e tërhiqte Rusinë prej hunde.

 

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENTI I RUSISË

Rusia shpresonte për marrëveshje paqeje me Ukrainën, por Kremlini u mashtrua. Ne të gjithë duruam, duruam dhe shpresuam për një lloj marrëveshje paqeje, dhe tani na rezulton se thjesht po na tërhiqnin nga hunda.

 

 

Në fund shefi i Kremlinit përmendi edhe shpërthimin ne Nord Stream 1 dhe 2 teksa tha se kushdo që ishte i interesuar për transitin e gazit rus përmes territorit të Ukrainës hodhi në erë gazsjellësin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë