“Vaksinimi i detyrueshëm kundër koronavirusit nuk do të ndodhë në Rusi”, është shprehur presidenti Vladimir Putin duke argumentuar se është e drejta e qytetarëve të marrin përsipër rrezikun e infektimit me Covid-19, pa u vaksinuar.

“Unë dua të shpreh pozicionin tim përsëri. Unë mendoj se vaksinimi i detyrueshëm është i papërshtatshëm dhe nuk mund të aplikohet. Qytetarët duhet ta kuptojnë vetë domosdoshmërinë e kësaj dhe faktin se pa injektuar dozat, ata mund të përballen me një rrezik infektimi”, tha Putin.

Putin nxiti publikun që të marrë vendimin për t’u imunizuar kundër Covid-19.

Vaksinimi i detyrueshëm është bërë një temë e nxehtë në vend, pasi ish-presidenti Dmitry Medvedev deklaroi publikisht nëj javë më parë se ai ishte dakord për një marrjen e një vendimi të tillë.

Zyrtari, i cili tani kryeson partinë në pushtet, Rusia e Bashkuar, dhe mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të vendit, tha se “ndonjëherë, në interes të sigurisë kombëtare dhe shëndetit të popullsisë, vaksinimet mund të bëhen të detyrueshme”.

Sidoqoftë, kreu i republikës, Aysen Nikolayev, e hodhi poshtë me shpejtësi sugjerimin, duke thënë se vaksinimet do të mbeten vullnetare në gjithë Rusinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *