E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin kritikon ashpër politikat amerikane

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kritikoi fuqishëm politikën e jashtme amerikane gjatë dy dekadave të kaluara.

 

Ai tha se bëhet fjalë për një “shpërdorim të pushtetit”, i cili ka destabilizuar Lindjen e Mesme dhe gjithë rendin ndërkombëtar.

 

Reklamë

Duke folur në një sesion me pyetje-përgjigje, në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, të moderuar nga gazetarja amerikane, Megyn Kelly, Putin akuzoi SHBA-në për “ndërhyrje të ashpra dhe sistematike në çështjet ruse për vite të tëra”.

 

Putin po ashtu tha se SHBA-ja ka promovuar “grushtshtetin antiqeveritar në Ukrainë”.

 

Po sipas tij, SHBA është përgjegjëse për jostabilitetin në Libi, Egjipt, Irak dhe Siri, ndërsa raportet e Perëndimit se Qeveria siriane ka kryer sulm kimik në muajin prill “kanë qenë provokim, me qëllim diskreditimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad”.

 

Për NATO-n, Putin tha se është “instrument i politikës së jashtme amerikane”./REL/

Vazhdo të lexosh

Reklamë