Subscribe

Një ditë pas takimit mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me atë të Rusisë, Vladimir Putin, në samitin e G20 në Hamburg,  kreu i Kremlinit është shprehur se Trump është shumë ndryshe nga ai që shfaqet në media. Putin deklaroi se pas takimit me udhëheqësin e SHBA-ve, krijoi bindjen se marrëdhëniet mes dy shteteve mund të përmirësohen.

 

“Sa për marrëdhëniet personale, mendoj se ato janë vendosur tashmë. Trump që ne shohim në televizion është shumë e ndryshme nga ai që takova në Hamburg. Mendoj se nëse vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhëniet tona ashtu si biseda jonë, ka arsye për të besuar se do të jemi në gjendje të rivendosim nivelin e bashkëpunimit që na nevojitet.”

 

Trump e cilësoi si të suksesshëm samitin e 20 vendeve më të industrializuara të botës. Gjatë bisedës dy homologët folën gjatë edhe për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale, por shefi i Kremlinit i hodhi poshtë akuzat.

 

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha sot se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe në gjithë botën, dhe se për këtë janë në dijeni të gjithë.

 

Edhe Papa Françcesku ka reaguar pas samitit të G20. Ai u shpreh se mund të krijohen aleanca të rrezikshme mes fuqive që kanë një kënvështrim të shtrembër për botën: Amerika dhe Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut, Putin dhe Asat në luftën në Siri. Papa është shprehur gjithashtu i shqetësuar për mënyrën se si do të trajtohet tema e emigracionit.

 

Samiti i G20 u prit me dhunë në Hamburg. Kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel,e ka dënuar ashpër dhunën e shfrenuar dhe brutalitetin e papërmbajtur. Ajo u shpreh se ka njerëz që nuk janë të interesuar në këto çështje dhe angazhohen në mënyrë të tërbuar në shkatërrim në fqinjësinë e vet, kështu që masat e ashpra policore ishin e vetmja përgjigje ndaj kësaj.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *