Presidenti i Rusisë Vladimir Putin shfrytëzoi fjalimin vjetor për të paralajmëruar rrezikun se konfliktet rajonale në Lindjen e Mesme mund të shndërrohen në një luftë të mundshme globale. Duke folur para 900 gazetarëve vendas dhe të huaj dhe rreth 1300 të ftuarve,  shefi i Kremlinit theksoi se 5 shtetet që posedojnë armë bërthamore kanë një përgjegjësi të madhe ne lidhje me sigurinë e njerëzimit.

 

 “Konfliktet rajonale mund të shndërrohen shpejt në kërcënime për sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një nevojë serioze për një bisedë në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e rendit botëror. Të pesë kombet duhet të eliminojnë arsyet që mund të shkaktojnë një luftë. Vendet e armatosura bërthamore, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duhet të fillojnë të hartojnë masa që synojnë të neutralizojnë çdo kusht për një luftë globale, dhe të zhvillojnë qasje të reja për të siguruar stabilitetin e planetit”

 

Putin shprehu shqetësimin e tij për përshkallëzimin e tensioneve mes shteteve te bashkuara dhe Iranit  pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Megjithatë ai theksoi se për momentin, Rusia është një vend I sigurt dhe se ka armët e fundit që asnjë vend tjetër nuk i ka.

 

“Rusia ndërmori hapa për të forcuar sigurinë kombëtare në kohën e duhur. Për herë të parë në historinë e armëve bërthamore, ne nuk po ndjekim askënd. Përkundrazi, vendet e tjera duhet të krijojnë armë të cilat Rusia tashmë i ka.”

 

Ne vijim te konferencës kreu i Kremlinit u ndal edhe tek problemet e brendshme te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *