E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin kërkon fundin e luftës? Peskov: Moska ka qënë gjithnjë gati për bisedime

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të përfundojë luftën në Ukrainë dhe të nisë negociatat e armëpushimit, me kusht njohjen e vijave aktuale të fushëbetejës.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve ‘Reuters’, e cila citon katër burime të ndryshme.

Të njëjtat burime kanë thënë se nëse propozimi i Putin refuzohet nga Kievi dhe Perëndimi, ai mbetet i gatshëm për të vijuar luftën për sa kohë të jetë e nevojshme.

Për lajmin ka reaguar zëdhënësi i liderit rus, Dimitri Peskov i cili ka thënë se Rusia ka qenë gjithnjë e hapur për bisedime duke theksuar se vendi nuk dëshiron luftë të përjetshme.

Reklamë

Ndërsa nga Ukraina nuk ka ende një reagim. /VIZIONPLUS.TV

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë