E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Bota

Putin kërcënon me armë bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka tronditur sot me deklaratën e tij kërcënuese duke i treguar botës se Rusia tashmë është e pakonkurrueshme në zhvillimin e arsenalit të armëve dhe se nuk ia ka më nevojën NATO-s. “Tani do ta dëgjoni mirë Rusinë”-ka thënë Putin në fjalimin e përvitshëm presidencial, vetëm 17 ditë përpara zgjedhjeve ku ai pretendon të fitojë sërish.

 

“Rusia është konkurrente e fortë në garën e ashpër të armatimeve dhe zotëron një raketë bërthamore të pamposhtur, që mund të godasë çdo vend të botës dhe është e pathyeshme përballë të gjitha sistemeve ekzistuese dhe atyre të ardhshme të mbrojtjes raketore dhe ajrore. Efikasiteti se si përdorim potencialin e madh të revolucionit teknologjik … varet vetëm nga ne Në këtë kontekst, vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit”

 

Reklamë

Në fjalimin rekord që ka zgjatur 1 orë e 57 minuta presidenti rus vuri theksin gjithashtu edhe në dy armë me kapacitete bërthamore, përfshi këtu një raketë “cruise” dhe një pajisje nënujore pa ekuipazh që mund të lëshohet nga një nëndetëse.

Putin parashtroi edhe pikat kyçe ku do të përqendrohet politika e tij në mandatin e katërt presidencial. 65-vjeçari u zotua të përgjysmonte varfërinë në vend brenda 6 viteve të ardhshme, ndërkohë që shprehu ambicien që Rusia të ketë nivele të jetëgjatësisë si Japonia apo Franca.

 

Në këto zgjedhje presidenciale, Putin përballet me 7 kandidatë, por asnjëri prej tyre nuk pritet të marrë mbështetje të gjerë. Ai ka bërë pak fushatë, madje ka munguar edhe në debatin televiziv mes kandidatëve të tjerë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë