E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin: I bëjmë ballë çdo agresioni

72-vjetorin e fitores kundër Nazizmit, presidenti rus Vladimir Putin e shfrytëzoi për të treguar forcën e vendit, por edhe për të bërë një apel që e gjithë bota së bashku të luftojë terrorizmin.

 

“Mësimet e së shkuarës na bëjnë thirrje që të jemi vigjilentë dhe Forcat e Armatosura të Rusisë janë të afta të sprapsin cdo agresion të mundshëm. Sot jeta na kerkon të rrisim potencialin e mbrojtjes, por është e nevojshme që të luftojmë me efektivitet terrorizmin, ekstremizmin, neonazizmin dhe kërcënime të tjera”.

 

Putin kujtoi se Lufta e Dytë Botërorë nisi nga mungesa e unitetit mes fuqive botërore dhe theksoi se Rusia ështe e hapur për bashkëpunim e do të jetë gjithnjë në anën e forcave të paqes. Presidenti mori pjesë në paradën ushtarake të zhvilluar në Sheshin e Kuq për Ditën e Fitorës. Në paradë parakaluan më shumë se 10 mijë ushtarë dhe oficerë, ndërsa u shfaqën edhe mbi 100 automjete, mes të cilave edhe të blinduara. Putin vendosi edhe një kurorë me lule në varrin e Ushtarit të Panjohur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë