Nga Tirana, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje shteteve aleate që mos të vonojnë armatimet.

Zelensky thotë se nuk ka asnjë alternativë tjetër përballë një vrasësi si Putin, përveçse të qëndrojnë të bashkuar.

Ai e krahasoi presidentin rus Vladimir Putin me Adolf Hitlerin. “Hitleri part 2, nëse po flasim për Netflix”, tha Zelensky.

U fol për disa ide se si mund të fuqizohej Ukraina dhe tha se do i ndajë me mua kur të vijë në Ukrainë, në mes të këtij muaji, në mes të marsit. Ai do i ndajë këto ide me mua kur të takohemi sepse do njoh me hollësi planin e tij. Kur ne ndajmë me njëri tjetri, nisma iniciativa, këto janë hapi i dytë i katërt, por hapi i parë është mbrojtja. Ne kemi disa pyetje për këto paketa, europianë dhe SHBA. E falënderojmë SHBA, BE dhe Mbretërinë  e bashkuar, por duhet të qëndrojmë të fortë se s’kemi alternativë, se të gjithë ne duhet të përballemi me një vrasës. Hitleri part 2, nëse po flasim për Netflix. Është një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë, të gjithë duhet të përgatitemi që të jemi të fortë, për hapat e tjerë që do marrë Putin. Nëse nuk e bëjmë këtë ose nëse duam që ai mos tia dalë mbanë ne duhet të përgatitemi për luftë, me armatime. Ne dua të jemi të fortë, ne Putin duhet ta mundim”, tha Zelensky./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *