E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Video · Bota

Putin është gati të njohë Kosovën?

“Putin është gati të njohë Kosovën, nis ftohja Beograd-Moskë”, është ky kryetitulli i të përditshmes më të madhe të Beogradit, i cili vë në pikëpyetje marrëdhëniet Serbi-Rusi.

 

Në një shkrim analize gazeta e njohur “Blic” shkruan se “Rusia e ka shfrytëzuar gjithmonë Serbinë si trampolinë të përshtatshme për realizimin e interesave të saj gjeopolitike.

 

Reklamë

Shkrimi vazhdon më tej duke theksuar se përdorimi vetëm për gjeopolitikën e Rusisë e vërteton mbështetja e Kremlinit gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, ku asnjë ushtar rus nuk dha jetën për Serbinë.

 

Gazeta madje bën një paralelizëm mes kontributit të BE-së dhe atij të Moskës, duke shkruar se nëse Europa nuk do të kishte investuar, Serbia si shtet do të kishte falimentuar prej vitesh. Vetëm 10 vitet e fundit unioni ka investuar mbi 5 miliardë euro ne Beograd.

 

Gazeta “Blic” shkruan gjithashtu se ka informacione qe Rusia mund t’i bëjë lëshime shteteve te bashkuara për Kosovën, në këmbim të Krimesë.

Më shumë video

Reklamë