Subscribe

Nje lajm i publikuar dhe i hequr nga nje faqe interneti e njohur si mbështetëse e Kremlinit ka pështjelluar jo pak politiken globale. Lajmi sugjeronte nje tërheqje te mundshme te presidentit rus Vladimir Putin nga Kremlini vitin e ardhshme per shkak te problemeve te tij shëndetësore. Skenari i mundshëm është bere i ditur nga Valeri Solovei, profesor i Institutit te Moskës per marrëdhënie ndërkombëtare, i njohur per burimet e tij te forta ne rrethet e ngushta te Kremlinit. Solovei shprehet se nese do te konfirmohet dorëheqja e Presidentit në vitin 2017, Rusia do të marrë masat për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, duke qënë se mandati 6-vjeçar aktual i Putin përfundon në vitin 2018. Vladimir Putin, dikur një ish-agjent i KGB-së ruse në Gjermani, është sot një prej politikanëve më të pushtetshëm të botës. Për këtë arsye, ai është radhitur edhe si personi më i pushtetshëm i botës në tre vitet e fundit nga revista prestigjioze “Forbes”. Nje tërheqje e mundshme e tij mund te sillte nje ridimensionim edhe ne marrëdhëniet e Rusise me Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tjere te saj ne NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *