Kryeministri grek Cipras i rezervoi nje pritje te ngrohte presidentit rus Putin, qe u rikthye ne Athine pas nënte vjetësh. Vizita shihet si përpjekje per te forcuar raportet  me nje nga miqtë europiane te Moskës, ne nje kohe tensionesh diplomatike me BE dhe SHBA. Unioni do te votoje per sanksionet e reja ndaj Rusisë, pasoje e aneksimit te gadishullit te Krimese. Ndërsa per Krimene ne konferencën e përbashkët per shtyp me kryeministrin Cipras  preferoi te mos flase, duke e quajtur ceshtje te mbyllur, Putin beri nje paralajmërim. Rusia do te detyrohet te përgjigjet ndaj lëvizjeve amerikane ne Europe, duke paralajmëruar se mburojat antiraketore ne bazat ne Rumani dhe Poloni ishin nje kërcenim per sigurinë e vendit te tij.

Vladimir Putin: Nese dje ne ato zona te Rumanisë njerëzit nuk e dinin çdo te thotë te jesh ne shënjestër, sot ne do te duhet te marrin disa masa per te garantuar sigurinë tone.

Cipras, i cili kritikoi sanksionet ndaj Rusisë, kërkoi qe palët te dialogojne.

Aleksis Cipras: Ne e kemi përsëritur se rrethi vicioz i militarizimit, retorika e Luftes se Ftohte dhe sanksioneve nuk është produktive. Dialogu është zgjidhja.

Sanksionet ndaj Rusise pritet te përfshijnë sektorin bankar, te mbrojtjes dhe energjisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *