Presidenti rus Vladimir Putin të hënën nënshkroi një dekret për dhënien e Urdhrit të Aleksandër Nevskit për Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

 

Lajmin e njoftoi vetë Kremlini në një deklaratë në faqen zyrtare ku ka deklaruAr ndër të tjera se Vuçiç shpërblehet për kontributin e tij të madh personal në bashkëpunimin shumëpalësh me Federatën ruse.

 

“Aleksandar Vuçiç shpërblehet për kontributin e tij të madh personal në bashkëpunimin shumëpalësh me Federatën Ruse”, thuhet në deklaratë.

 

Vuçiç është i pari serb në gati njëqind vjet për të marrë titullin e lartë rus.

 

Më parë, ai iu dha mes të tjerash Milan Obrenoviç, Aleksandër Karagjorgjeviç dhe Nikola Pasi.

 

Dekorimi i Vuçiç nga Presidenti Vladimir Putin ka ardhur një ditë para bisedimeve Kosovë-Serbi. Bisedime te cilat do te zhvillohen ne Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *