E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin buzëqesh kur pyetet për Navalnyn: Nëse do e doja të vdekur, do të kishte ndodhur!

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ju përgjigj me buzëqeshje akuzave se ka urdhëruar helmimin e liderit të opozitës, Alexei Navalny. Duke folur për mediat ruse, Putin akuzoi shërbimet e inteligjencës amerikane për këto deklarata.

 

“Nëse do të doja diçka të tillë, do ta kisha bërë. Përveç kësaj, gruaja e tij erdhi tek unë dhe më kërkoi që të transferohej në Gjermani, gjë që unë e bëra menjëherë”, tha Putin me një buzëqeshje në fytyrë.

 

Navalny u helmua më 20 gusht dhe u transportua në gjendje kome në Gjermani për mjekim dy ditë më vonë.

 

Laboratorët në Gjermani, Francë dhe Suedi, si dhe testet nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, më vonë provuan se ai ishte helmuar me Novichok.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh