Në Moskë u zhvillua ceremonia shtetërore në të cilën presidenti rus Vladimir Putin shpalli zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhias dhe Khersonit.

 

Gjatë fjalës së tij kreu i Kremlinit pohoi se vendimi i qytetarëve e këtyre rajoneve për të bërë pjesë e Rusisë është përfundimtare dhe se Rusia nuk do ti tradhëtojë kurrë qytetarët e saj.

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENTI I RUSISE

Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë ligjin kushtetues për miratimin dhe formimin në Rusi të katër rajoneve të reja të Federatës Ruse, sepse ky është vullneti i miliona njerëzve. Për tetë vjet të gjatë, njerëzit në Donbass iu nënshtruan gjenocidit, granatimeve dhe bllokadës.

 

Putin kërcënoi se Rusia do e mbrojë territorin e vetë me çdo mënyrë por theskoi se veteëm Shtetet e Bashkuara janë ato që përdorin armë bërthamore.

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENTI I RUSISE

Ne do të mbrojmë tokën tonë me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. Ky është misioni i madh çlirimtar i popullit tonë. Shtetet e Bashkuara janë të vetmet në botë që përdorin armë bërthamore dy herë.

 

Kreu i Kremlinit ftoi Kievin ti japë fund luftës dhe të ulet në tryezën e bisedimeve.

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENTI I RUSISE

Ne i bëjmë thirrje regjimit të Kievit që menjëherë të ndalojë luftën, të gjitha armiqësitë që nisën në vitin 2014 dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve.

 

Në fund të fjalës Putin nënshkroi edhe dokumentin zyrtar të bashkimit të katër rajoneve me Federatën Ruse.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *