Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

E para në Ballkan! Një fabrikë e re talentesh...

Berisha niset drejt SHBA-së: Ky është udhëtimi i viteve...

A ka marrë fund recesioni ekonomik në Gjermani?

Makina përplaset nga treni në kryqëzimin hekurudhor, humb jetën...

Java e tretë e ‘Superiores’, Egnatia-Skënderbeu, duel me objektiva...

“Sheiku i Basteve” ekzekutohet brenda palestrës, kamerat filmojnë atentatin...

Rekord në mjekësi, veshka e derrit funksionon 271 ditë...

Inteligjenca mbi Botën, Evropën dhe Italinë, Rama merr pjesë...

Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli,...

Kamioni përplaset nga treni në Poloni, disa persona marrin...

Putin: Akuzat ndaj Trump janë ëndërra

19 Dhjetor 16:44

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se procesi i shkarkimit ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte i bazuar në akuza të “ëndërruara”.

Duke folur në Moskë, në konferencën e tij vjetore për mediat, Putin tha se pret që Trump të mbetet në detyrë, pavarësisht se Dhoma e Përfaqësuesve votoi pro akuzave ndaj tij.

“Procesi ende duhet të kalojë në Senat ku republikanët me sa di unë e kanë shumicën”, tha Putin.

Sipas presidentit rus, “partia që humbi zgjedhjet po e vazhdon luftën me mënyra të tjera”. Me këtë ai iu referua Partisë Demokratike në SHBA.

Dhoma, e kontrolluar nga demokratët, votoi për dy akuza kundër tij: abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Vendimi përfundimtar, për shkarkimin ose jo të presidentit Trump, pritet të merret në Senat.

Putin e krahasoi procesin për shkarkimin e Trumpit, me hetimet e mëparshme ndaj presidentit amerikan, lidhur me pretendimet për bashkëpunim me Rusinë, për të cilat Putin tha se ishin të pabazuara.

Në konferencën për media të cilën e mbulojnë 1,895 gazetarë, Putin tha gjithashtu se Rusia është e gatshme të dakordohet për një traktat të ri të armëve me Shtetet e Bashkuara, por se nuk ka pasur asnjë përgjigje deri më tani, për propozimet ruse, lidhur me këtë çështje.

“Nëse nuk ka një traktat të ri, atëherë nuk do të ketë asgjë në botë që do të ndalë garën e armëve, për të cilën unë mendoj se është gjë e keqe”, tha Putin.

Konferenca televizive është një ngjarje e rregullt e Putinit, të cilën ai e shfrytëzon për të lartësuar imazhin e tij, për të siguruar rusët se ata janë në duar të mira dhe për t’iu dërguar sinjale Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës.

Ngjarja po ashtu veçohet për gjatësinë e saj.

Konferenca e vitit 2008 ka shënuar rekord prej katër orësh e 40 minutash./ R.E.L

Posted Under:
Bota Politike
Tagged:
akuza Enderra Putin trump

Nga e njëjta kategori

Berisha niset drejt SHBA-së: Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë

më shumë...

A ka marrë fund recesioni ekonomik në Gjermani?

më shumë...

Makina përplaset nga treni në kryqëzimin hekurudhor, humb jetën 12-vjeçari, babai në spital

më shumë...

“Sheiku i Basteve” ekzekutohet brenda palestrës, kamerat filmojnë atentatin e frikshëm (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:01

Çfarë duhet të hani për të mbrojtur...

12:58

Shkrumbohet nga flakët banesa në Fier, pronarja...

12:51

FOTO/ Breshëri dëmton 40 hektarë kultura bujqësore...

12:34

Situatë alarmante në Ulëz, zjarri shkon pranë...

12:25

Arredime që nuk dalin kurrë nga moda:...

12:19

Punimet në rrugën Elbasan-Rrogozhinë, ARRSH: Ritme të...

12:19

Aksident në Fier, përmbyset mjeti bujqësor, lëndohet...

12:15

E para në Ballkan! Një fabrikë e...

12:15

Si të keni një aromë të mirë...

12:03

Berisha niset drejt SHBA-së: Ky është udhëtimi...

11:48

A ka marrë fund recesioni ekonomik në...

11:44

Makina përplaset nga treni në kryqëzimin hekurudhor,...

Viktor Bardhi
11:34

U vra për hakmarrje? Ky është Viktor...

11:16

Makina përplaset me pirunin ngritës në Roskovec,...

11:14

Java e tretë e ‘Superiores’, Egnatia-Skënderbeu, duel...

11:03

“Sheiku i Basteve” ekzekutohet brenda palestrës, kamerat...

10:59

Rekord në mjekësi, veshka e derrit funksionon...

10:53

Zjarret në Mat jashtë kontrollit, flakët i...

10:40

Inteligjenca mbi Botën, Evropën dhe Italinë, Rama...

10:37

Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës...

Më të klikuarat

  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Detaje të reja nga plagosja në Korçë, autori dhe i dëmtuari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.