E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Putin: 2020-ta, viti më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përmes një video-konferencës , tha se prodhuesit po luftojnë për tregun global të vaksinave kundër koronavirusit.

Sipas tij, disa prodhues konkurrojnë padrejtësisht, pasi shesin një dërgesë të vogël vaksinash me një çmim më të ulët me kusht që të jenë furnizues ekskluziv.

Po ashtu, udhëheqësi rus pohoi të enjten se pandemia e koronavirusit në vitin 2020 ishte viti financiarisht më katastrofik në shkallë globale që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Unë tashmë e kam përmendur këtë dhe do të them edhe një herë se viti 2020 ishte viti më i vështirë për ekonominë globale që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Sipas vlerësimeve, PBB-ja për vitin 2020 u ul për 3,5 për qind”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë