Kryeministri Rama i është përgjigjur sërish akuzave të opozitës lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

 

 

Përmes një reagimi në Twitter Rama shprehet se opozita nuk ka qenë kurrë më e degraduar se sa këtë kohë.

 

 

E kjo, sipas tij, vjen si pasojë e “puthjes fatale’ me Sali Berishën, të cilin prej kohësh, Rama e quan të pa jetë politikisht.

 

“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

 

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.“- shkruan kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *