Një foto e modeles Adrola Dushi në rrjetin social Instagram ka ngjallur debate të forta. Modelja shfaqej duke puthur në buzë djalin e saj të vogël Troin, e një lumë komentesh negative erdhën drejt saj, çka detyroi modelen të fshinte foton.

 

Por një ditë më pas, Dushi ripostoi foton dhe shprehte keqardhje që kritikat kishin arritur deri në ofendime personale. Adrola shkruan se pranon kritika për gjithçka, por jo sesi ajo të rrisë djalin e saj.

 

“Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mija, mos të merresha me komentet ofenduese dhe e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika. Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatine tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj,të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë; Por kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si ia trasmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera. Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vëtëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktorr, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo; aq më pak të më ofendoni”, shkruan Adrola.

 

 

Një debat I tillë, ka ndodhur edhe me futbollistin David Beckam dhe vajzën e tij Harper.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *