Në Pikën Kufitare të Morinit në 15 ditëshin e parë të korrikut është shënuar fluks lëvizje të pushuesve kosovarë që edhe këtë sezon po zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

 

Edhe këtë të premte ne oret e para te mengjesit sipas burimeve kufitare kanë hyrë në territorin tonë mbi 20 mijë qytetare te Kosoves nderkohe qe ky fluks do te jete edhe me i madh pasdite dhe në fundjave.

 

Shumë nga pushuesit e Kosovës thonë se kete sezon çmimet e larta po ndikojnë edhe në kohën e qëndrimit të tyre në bregdet. Sinkrone… Në Morinë në ditët e zakonshme të javës veprohet me procedurë të përshpejtuar për të shmangur krijimin e radhëve të gjata dhe janë në punë shtatë sportele ndërkohë që në fundjave pa kontrolle në kufi.

 

Këtë sezon ndryshe nga vitet e tjera në asnjë monent nuk janë shënuar rradhe dhe pritje në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *