Një 53-vjeçar me iniciale A.K është lënduar pasi është goditur nga një fadromë.

 

Burime të siguruara pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se 53-vjeçari A.K ka qenë duke pushuar në breg të liqenit kur papritmas është goditur nga njëra prej gomave të mjetit që po punonte për pastrimin e bregliqenit.

 

Nga goditja mësohet 53 vjecari ka marrë dëmtime në kokë dhe shpatull, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit, ku po i jepet ndihma e parë mjekësore.

 

Burime nga spitali nuk kanë bërë zyrtarisht gjendjen e 53 vjecarit me dëmtime serioze në kokë dhe shpatull.

 

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e ketij aksidenti. Drejtuesi i mjetit pastrues është çuar në komisariatin e Pogradecit ku po merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore lidhur me ngjarjen.

 

 

Pogradec/Informacion paraprak

 

Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

 

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *