Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, deklaroi se të gjithë ukrainasit do të luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre përballë një pushtimi rus.

 

Sipas saj, “fryma luftarake e ushtrisë ukrainase është e lartë”.

 

“Ne po luftojmë. Ne do të luftojmë. Ne, jo vetëm ushtria jonë e guximshme dhe e motivuar, por të gjithë ukrainasit, ne po mbrojmë shtëpitë tona dhe nuk do të ndalemi”, tha Markarova në një konferencë shtypi në Uashington.

 

Markarova shprehu falënderime për presidentin amerikan Joe Biden për deklaratën e menjëhershme që erdhi disa minuta pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për pushtim, si dhe aleatët e tjerë të cilët lëshuan deklarata në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

 

 

“Ne e vlerësojmë të gjithë mbështetjen. Dëgjojmë të gjithë mbështetjen. Është shumë e rëndësishme për ne”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *