Kronikë
Pushtimi i plazheve publike/ Procedohen penalisht dy persona që kundërshtuan policinë

Policia e Durrësit po vijon aksionet në zonën bregdetare kundër zaptimit të hapesirave publike.
Reklamë
Dy administratorë të një subjekti u vunë në pranga, pasi kundërshtuan punonjësin e policisë, gjatë aksionit për lirimin e plazheve nga shezlonët e vendosur pa leje.
Shtetasit e arrestuar janë banues në Shijak.
Ndërsa një tjetër person po procedohet në gjendje të lirë për pushtimin pa leje të tokës përpara biznesit të tij, duke vendosur çadra dhe shezlonë, pa autorizim.
Policia bashkiake u vendosi masë administrative të dy subjekteve për veprat penale te “Kundërshtimit te punonjësit të policise” dhe “Pushtimit te tokës”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




