Dy javë pasi u ndalua në Rinas me dyshimin se kish kryer përgjime të paligjshme në Shqipëri, 51-vjeçari izraelit Yoram Frig mund të largohet lirisht, pasi hetimet ndaj tij u pushuan. Vendimi u mor nga organi i akuzës i Tiranës, pasi ekspertiza vërtetoi se pajisja nuk kryen përgjime, por vetëm sinjalizon nëse ka përgjues.

 

Në të njëjtin vendim për pushimin e hetimeve, Prokuroria ka vendosur dhe kthimin e pajisjes në pronësi të izraelitit. Pas ndalimit të Yoram Frig, Gjykata vendosi bllokimin e pasaportës, ndërsa pas pushimit të hetimeve sendet personale do t’i kthehen Frig. 51-vjeçari dëshmoi se kishte ardhur disa herë në Shqipëri me kërkesë të biznesmenëve të ndryshëm shqiptarë, të cilëve kundrejt pagesës iu kishte kontrolluar ambientet e banimit, biznesit dhe makinat.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *