Subscribe

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi u ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve kosovarë që të zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar këtë sezon turistik.

Nga Shëngjini, ku zhvilloi një takim me operatortët dhe ministrin e tregtisë dhe industrisë së Kosovës, Klosi tha se ka ardhur koha që të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që janë të shfrytëzojnë bukuritë e vendit me qëllim dhe përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia ne sektorin e turizmit.

BLENDI KLOSI

MINISTER I TURIZMIT DHE MJEDISIT

“Të bëjmë një sezon të mirë për shqiptarinë, të kemi mundësi edhe për çfarë bëjmë në jetën e përditëshme, të ndajmë së bashku , gëzime dhe festa, perjetojmë së bashku, pushimet I bëjmë bashkë, dasmat I bëjmë bashkë,  detet i ndajmë bashkë, le të ndajmë dhe këtë pasuri të madhe kombëtare që kemi  e kur më shumë se sa sot në këtë ditë , në të cilën e gjithë bota po vuan në industrinë e Turizmit, ne na duhet të bëjmë një thirrje të hapur, një thirrje zemre për menaxhim  të suksesshëm  të këtij sezoni të vështirë. Kur më shumë se sa sot ne na duhet të bëjmë bashkë për luftuar një armik, që ne i themi i padukshëm , por që tani dukshëm po dëmton turizmin në industrinë e kaq shumë investimeve në këtë vit të vështirë në të gjithë botën.

Në të njëjtën linjë ishte dhe ministri i tregtisë së Kosovës, Vesel Krasniqi i foli gjithashtu dhe për një platformë të përbashkët mes dy qeverive në lidhje me turizmin.  

VESEL KRASNIQI

MINISTRI I TREGTISË DHE INDUSTRISË TË KOSOVËS

Në një të ardhme të afërme do të ngrejmë një ekip të përbashkët në të cilën ne do të ndërtojmë një platformë, apo më mirë të themi një ofertë ndërkombetare me pikat turistike që ne kemi, me pikat kulturore, me kulturën, historinë tonë të lavdishme, pasi ne kemi çfarë tu afrojmë shteteve apo popujve të tjerë . Sigurisht që ne sot dhe vet  tituli që nënkupton shumë : Pusho shqip, vërtet ne jemi një komb, ne kemi një histori, andaj unë i ftoj nga këtu të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës që vërtet pushimet e tyre ti kryejnë në plazhet, në vendet turistike të Shqipërisë, në bregdetin shqiptar sepse këtu veç pushimit mund të gjeni dhe ngrohtësinë shpirtërore”.

Gjatë muajit qershor në Shqipëri kanë hyrë rreth 184 mijë turistë, pjesa me e madhe e te cileve nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *