Policia e Krujës ka vënë në pranga një 55-vjeçar, pasi mbante në banesë armë pa leje. Në këtë mënyrë, numri i të arrestuarve për armëmbajtje pa leje nga blutë e Krujës arrin në 4, në një hark kohor prej 72 orësh.

 

Gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *