E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pushimi i hetimeve për ekstradimin e Nazer Seitit, reagon PD

Partia Demokratike reagon në lidhje me pushimin e hetimeve  për ekstradimin e Nazer Seitit.

 

Përmes një deklarate për mediat, PD thotë se kjo i shërben mafias në pushtet.

 

Reklamë

“Partia Demokratike e konsideron shërbim ndaj mafias në pushtet pushimin e hetimeve për ekstradimin e paligjshëm të Nazer Seitajt, duke shpëtuar nga burgu përgjegjësen kryesore – Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.   Pushimi i hetimit është urdhëruar pavarësisht se vetë prokurorët e çështjes kanë konstatuar shkelje flagrante të ligjit nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Për vendimin e pushimit të hetimeve, Donika Prela, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Durrësit, u shpërblye nga mafia në pushtet, duke u ngritur në detyrë si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kundërshtim me ligjin. Nëse i shërben Qeverisë promovohesh. Nëse i shërben krimit të organizuar ngrihesh në detyrë dhe bën karrierë. Nëse lufton bandat dhe kriminelët shkarkohesh nga detyra. Kjo është drejtësia që po instalon në Shqipëri Edi Rama.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë