E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pushimi i hetimeve ndaj Klinton

Republikanet amerikane kane ftuar ne kongres drejtorin e FBI, Xhejms Komey te dëshmoje per çështjen e përdorimit te e-mailit privat nga kandidatja për presidente, Hillary Clinton gjate kohes kur mbante postin e sekretares se shtetit. Ai do te shpjegoje se perse vendosi qe Clinton te mos ndiqet penalisht, ndonëse ka rrezikuar vendin per shkak te pakujdesisë se saj. Sipas republikaneve, Clinton është trajtuar ne mënyrë preferenciale nga FBI dhe ndaj saj është përdorur tjetër standard. Por prokurorja e përgjithshme Loreta Linç, ka pranuar rekomandimin e FBI per mosngritjen e akuzave ndaj Clinton. Ndërsa rivali i saj Trump, nuk i ka kursyer kritikat për vendimin, Clinton eshte përqendruar ne fushatën elektorale per zgjedhjet e 8 nëntorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë