E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Pushimet e fundvitit: Ku do t’i gjejë viti 2019 shqiptarët?

Jemi në periudhë Krishtlindje dhe fundvit, por ndryshe nga cdo vit tjetër, këtë herë kjo periudhë do t’i gjejë shumicën e shqiptarëve në vendlindje.

 

Sipas një sondazhi të kryer Shqiptarët kanë preferuar më shumë vendin e tyre për të kaluar festat e fundvitit.

 

Reklamë

Arsyet janë të ndryshme, ekonomia e ulët, angazhimet në punë por edhe gjithcka tjetër që po ndodh në rajon dhe vend.

 

Gjatë Dhjetorit vihet re një numër i madh i ardhjes së emigrantëve në Shqipëri, të cilët vijnë për të festuar së bashku me familjarët e tyre.

 

Ky është edhe një faktor tjetër që i mban shqiptarët në vendlindje.

 

Agjensitë turistike e konfirmojnë uljen e numrit të rezervimeve kundrejt vendeve të Europës krahasuar me vitin parardhës. Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia mbeten një opsion i mirë për t’u larguar nga monotonia dhe rutina e përditshme./Tring

Vazhdo të lexosh

Reklamë