Gjatë pushimeve tuaja mund të ndodhë që fëmija juaj mund të futet vetë në ujë pa ju pasur ju pranë, gjë e cila është shumë e rrezikshme.

 

Ju duhet të merrni disa masa në mënyrë që t’i bëni momentet e pushimeve tuaja sa më të qeta.

 

Gjatë pushimeve me fëmijët ju duhet të keni parasysh dhe nuk duhet ta lejoni asnjëherë fëmijën të futet në ujë të thellë, dhe kur themi ujë të thellë marrim në konsideratë gjatësinë e fëmijës.

 

Kujdes, uji është shumë tërheqës dhe i rrezikshëm për fëmijët

Fëmija është gjithmonë shumë i tërhequr nga uji, por në të njëjtën kohë kjo do të jetë edhe një faktor rreziku për të. Gjithçka varet nga mosha dhe gjatësia e fëmijës. Nuk mund të themi se vaska e banjës është e rrezikshme për një fëmijë adoleshent, por mund të themi se është e rrezikshme për një fëmijë shumë të vogël, i cili edhe në ujë të cekët nuk mund të qëndrojë ulur pasi rrëshket.

 

Është e rëndësishme të njohim ambientin

Për shembull lumi dhe liqeni janë më të rrezikshëm, pasi kanë shtrat jo uniform, ujëra të turbullta dhe me rryma të forta, të cilat mund të jenë të rrezikshme edhe për një notar profesionist. Për këtë arsye ju duhet të dini se nëse do të pushoni me fëmijën tuaj pranë një lumi apo liqeni duhet të jeni të sigurt për zonën ku fëmija juaj po lahet.  Ndërsa në det, rreziku kryesor është prania e disa gropave në të cilat uji bëhet shumë i thellë në mënyrë të papritur, në të cilat këmbët e fëmijës nuk mund të prekin tokë.

 

 

Kujdes me krahët dhe kamardaret e tjera

Kamardaret, qofshin ato krahë, rreth për t’u vendosur në pjesën abdominal të fëmijës, dyshek etj nuk janë pajisje që sigurojnë mbrojtje të plotë të fëmijës. Ato janë lodra dhe si të tilla duhet të përdoren. Ato duhet të përdoren nga fëmija ndërsa ai është në breg dhe gjithmonë në mbikqyrjen e prindërve, ndryshe mund të bëhen faktor rreziku për fëmijën.

 

Këto janë disa këshilla që do ju ndihmojnë për të kaluar pushime sa më të qeta pranë fëmijëve tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *