Kronikë
Punonte si shpërndarës picash/ Kush është shqiptari i arrestuar në Angli për vrasjen e mësueses

Mediat britanike kanë bërë një profil të 36-vjeçarit Koçi Selamaj, shqiptari që akuzohet për vrasjen e një mësueseje që jepte mësim në një shkollë fillore, Sabina Nessa, 28 vjeçe.
Reklamë
Shqiptari punonte si shpërndarës picash, por u largua nga aty në korrik.
Sabina Nessa u pa për herë të fundit të premten e 17 shtatorit, kur doli nga shtëpia për të shkuar në një lokal pranë shtëpisë së saj. Ditën tjetër, e reja u gjet e pajetë në një park, 150 metra pranë apartamentit. Mësohet se 36-vjeçari e goditi Sabinën me një objekt në kokë.
Lidhur me vrasjen e mësueses, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë por ata do të hetohen në gjendje të lirë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




