Një 36-vjeçare në Berat ka rezultuar pozitive me Covid-19. Shefja e Financës në ndërmarrjen e Sh.A.Ujësjellës-Kanalizimeve Berat, Eni Shehu, ka rezultuar e prekur me koronavirus. Tamponi i analizave të saj, i nisur dje drejt Tiranës, ka mbërritur sot dhe ka rezultuar pozitiv.

Mjekët epidemiologë të Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat kanë filluar me hetimin e kontakteve të 36-vjeçares, duke filluar nga familjarët e saj dhe kolegët e punës në Ujësjellësin e Beratit.

Eni Shehu jetonte në një banesë me qera në lagjen “10 Korriku” në Berat,së bashku me vajzën e saj. Përveç kontakteve në punë mendohet se 36-vjeçarja ka pasur kontakte të shumta edhe në fshatin Pobrat në ish njësinë administrative Kutalli në Urë-Vajgurore, ku jetojnë prindërit e saj dhe të afërmit.

Ende nuk dihet sesa tampone të tjerë janë kryer sot dhe janë përcjellë në Tiranë,si kontakte tē 36-vjeçares, që ka qënë çdo ditë në punë dhe në lëvizje të vazhdueshme.

Bashkia e Beratit, menjëherë pas konfirmimit të rastit, po kryen fillimisht dezinfektimin e banesës së saj dhe më pas të zyrave të Ujësjellësit, ku ajo punonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *