Këtë të hënë, punonjësit e Policisë së Shtetit morën dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Sipas Policisë së Shtetit, brenda pak ditëve, ky proces do të ketë përfunduar për të gjithë efektivët.

 

“Nisi sot faza e dytë e vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, për marrjen e dozës së dytë të vaksinës. Brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marin dozën e dytë të vaksinës. Punonjësit e Policisë janë kategoria më e riskuar, pasi kanë qenë dhe janë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të zjarrit në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19.”

 

Policët janë ndër target-grupet e vaksinuara me prioritet, bashkë me mjekët, infermierët, mësuesit, pedagogët apo gazetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *