Punonjësit e Kombinatit Mekanik të Poliçanit,kanë protestuar këtë të martë përpara kombinatit,duke kërkuar pagat e pamara prej 1 viti e gjysëm,në të cilin vazhdojnë të punojnë çdo ditë.

 

Protestës i janë bashkuan edhe ish/punonjësit e kombinatit, të hequr padrejtësiht nga puna,të cilët edhe pse kanë fituar të gjitha proçeset gjyqësore nuk kanë marrë asnjë lekë.

 

Protestuesit pohojnë se janë 130 punonjës që prej 1-viti e gjysëm nuk kanë marrë pagat në këtë kombinat.

 

Sipas protestuesve,të gjithë ish/punonjësit që kanë fituar edhe gjyqet,kanë vite që presin në dyert e Kombinatit dhe nuk kanë marrë pagat,edhe pse kryeministri ka deklaruar me forcë që të zbatohen të gjitha vendimet gjyqësore.

 

Punonjësit kanë kërkuar vemendjen nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për të pasur një projekt konkret për vazhdimësinë e punës në këtë Kombinat.

 

Sipas punonjësve protestues, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes ka pasur një neglizhencë totale dhe një papërgjegjshmëri, pasi ky dikaster e ka parë këtë kombinat vetëm për fitime personale.

 

Sipas protestuesve, Ministria e Mbrojtjes edhe sot ka kontrata me kompani të huaja, që vijojnë që nga viti 1991 dhe prej të cilave shiten municionet dhe fishekët e Poliçanin, ndërkohë që punëtorë rrinë pa u  paguar për punën.

 

Punonjësit shprehen se, nëse shteti nuk ka mundësi dhe projekte konkrete për të venë më punë Kombinatin ateherë të paktën të mos pengojë kompanitë e huaja që kanë shprehur interes për ta marrë me konçension Kombinatin Mekanik Polican, duke ruajtur identitetin per prodhimin e municioneve.

 

Punonjësit kanë deklaruar se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre ata do t’i përshkallëzojnë protestat e tyre përpara Ministrisë së Mbrotjes, deri në grevë urie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *