Rreth 400 punonjës të një fasonerie në Kruje dolen në protestë këtë të hënë para bashkisë.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet “duam të drejtat tona”, ata kërkuan që të përfshihen në pagën e luftës, pasi autoritetet shëndetësore para pak ditesh mbyllën biznesin fason ku ata punonin. 

Vendimi për mbylljen erdhi pas konfirmimit të katër rasteve pozitiv me Covid-19 në këtë fasoneri.

Punonjësit thanë se ndodhen në vështirësi finaciare ndërsa bëne apel që të përfshihen në paketën e ndihmës ose të rikthehen në punë.

Ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse nuk do merren parasysh kërkesat e tyre. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *