Subscribe

Ndërsa sot ka rinisur nga puna transporti ndërqytetas pas pezullimit prej pothuaj katër muajsh, transporti publik qytetas refuzon të rifillojë shërbimin.

Punonjësit e transportit publik dolën sot në protestë pranë ministrisë së infrastrukturës duke krijuar grumbullime të mëdha, të cilat në kushtet e pandemisë, janë të ndaluara.

Për këtë shkak, policia tentoi të shpërndajë tubuesit, por pati konfrontime mes dy palëve.

Disa punonjës të transportit madje u shoqëruan nga policia.

Edhe pse ministria e infrastrukturës lajmëroi njw ditw mw pare nisjen e transportit publi, punonjësit thanë se kjo nuk është e mundur për sa kohë nuk u plotësohen kërkesat.

Një tjetër kërkesë e tyre drejtuar qeverisë ishte luftimi i informalitetit, që u shkakton opertarëve të transportit ndërqytetas konkurrencë të pandershme.

Nga ana tjetër në disa qytete të vendit ka rifilluar transporti ndërqytetas. Në Vlorë, Durrës, Korçë, Fushë-Krujë, Kukës ka nisur normalisht transporti duke respektuar masat e protokollot të sigurisë. Por operatorët u shprehën se pasagjerët janë të paktë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *