E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Punonjësi me koronavirus/ Mbyllen disa zyra në bashkinë e Durrësit

Shifrat e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, po bëhen shumë shqetesuese sidomos për ambjentet e institucioneve publike dhe bizneset.

Pas QSUT dhe poliklinikave në Tiranë, edhe bashkia e Durrësit tashmë është venën nën alarm nga përhapja e Covid-19.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se një punonjës i këtij institucioni ka dal pozitiv në testin për koronavirus.

Kjo ka bërë që bashkia të mbyll shërbimet per zyren e Urbanistikes këtë të hënë, pasi punonjesi eshte pjese e kesaj zyre.

Reklamë

Per kete arsye është bërë edhe procesi I dezinfektimit të ambjenteve ne zyrat e urbanistikes.

Pjesës më të madhe të kontakteve të punonjësit të infektuar i janë bërë analizat, dhe për fat të mirë ata kanë dal të gjithë negative.

Këtë të hënë në Shqipëri dolën pozitiv 69 persona, shifra më e lartë ditore e pandemisë në vendin tonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë