Pronari i një lokali në Tiranë është proceduar penalisht nga policia, pasi vijonte aktivitetin me muzikë në biznesin e tij pas orarit të përcaktuar.

 

Nën hetim është vënë Sh.S., 47 vjeç. Gjatë kontrollit në lokalin e tij, blutë e Tiranës kanë konstatuar dy minorenë që punonin pa kontratë punësimi.

 

Policia vendosi gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

 

Sakaq, janë gjobitur dhe proceduar penalisht 8 qytetarë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” pasi në kundërshtim me orarin e përcaktuar, u konstatuan në këtë lokal duke krijuar zhurma shqetësuese për banorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *