Punimet për lumin e Tiranës
Përmbytjeve qe vijnë çdo vit nga lumi i Tiranës duket se po u vjen fundi. Projekti per rehabilitimin e lumit ka arritur ne 90 % te punimeve. Çka do te thotë se ky dimër do t’i gjeje banoret qe jetojnë përgjatë tij me te sigurt nga përmbytjet. Kreu i Bashkisë Erjon Veliaj, inspektoi punimet për ketë projekt. Bashkia e Tiranës i ke ofruar dy mundësi banimi komunitetit rom qe jeton pranë lumit, te cilët duhet te largohen prej andej. Ose te akomodohen pranë Qendrës Tranzitore te Emergjencave ose te pranojnë bonusin e qirasë mujore. Lumi i Tiranës shtrihet në një gjatësi prej 7.4 km, duke filluar që nga Ura e Kamzës, deri tek Ura e Brarit. Ky projekt parashikon rehabilitimin e brigjeve të tij.




