Subscribe

Pas kaosit ne trafik ne pikun e sezonit turistik ne aksin Fier -Vlore per shkak te mungesës se nje bypassi, ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka premtuar se ky problem nuk do te përsëritet. Gjatë inspektimit te punimeve per Bypass-in e Fierit, Dervishaj u kërkoi firmave qe te përshpejtojnë punimet. Ministri ka biseduar edhe me disa pronarë të tokave, të cilët kërkojnë te shpronësohen. Punimet në Bypass-in e Fierit duhet të kishin përfunduar në muajin Prill të këtij viti, por problemet me firmat kontraktore kanë sjellë vonesa të mëdha për këtë projekt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *