Fluksi i rritur i turistëve dhe temperaturat e larta kanë shtuar vizitorët e huaj dhe vendas drejt jugut të vendit.

Për të shmangur krijimin e trafikut nga punimet në tunelin e Llogarasë, parashikohet që deri në hapjen e plotë të ketë një skedulim të punimeve gjatë fundjavës.

“Këtë vit sezoni duket se ka nisur më herët. Dhe shohim që ka trafik gjatë fundjavës, ndaj do t’ju kërkoja që të përcaktonit një skedulim të punimeve gjatë fundjavës në mënyrë që të mos bëheni pengesë për qarkullimin e mjeteve”, tha Balluku.

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve tha se objektivi për të hapur tunelin është data 30 qershor. Por a do të jetë ky tunel i qarkullueshëm për të gjithë?

“Në do të njoftojmë dhe me policinë rrugore, por duhet të themi që ky tunel këtë sezon turistik do të jetë i kalueshëm vetëm për makinat dhe autobusët. Ndërsa makinat e tonazhit të rëndë nuk do të mundën këtë muaj vere. Në përfundim të sezonit do të vendosim dhe sensorët brenda tunelit”, tha Balluku

Tuneli i Llogarasë është një ndër veprat publike më të rëndësishme. Me një gjatë prej 6 km, kjo vepër do t’i japë një hov edhe më të madh turizmit në jug të vendit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *