E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Punimet në rruget e Pogradecit, jo pengesë për turizmin”

Drejtori i Arrsh, Afrim Qendro inspektoi punimet në hyrje dhe dalje të qytetit të Pogradecit duke ndjekur nga afër ecurinë e tyre.

 

Duke qënë se jemi në fillimin e sezonit turistik në Pogrëdec punimet shihen si jo të përshtatëshme në kohë, por Qendro bëri me dije se këto punime nuk do të bëhen pengesë e sezonit turistik por do të përfundojnë brenda një afati të shkurtër kohor.

 

Reklamë

Për të siguruar mbarvajtjen e sezonit turistik, Qendro theksoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur ccdo problem në qarkullim dhe në lëvizjen e turistëve të shumtë që pritet të vizitojnë Pogradecin.

Punimet në qytetin e Pogradecit janë përqëndruar në dy pjesët dalëse të tij.

 

Veç aksit Pogradec-Lin është duke u punuar edhe në anën tjetër të qytetit në drejtim të Korçës, ku falë një investimi nga banka botërrore me vlerë 600 mijë euro do të rehabilitohen rreth 2 km rrugë duke ofruar kushtet e përshtatëshme të një aksi nacional.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë