Subscribe

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka hapur punimet e Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste, ku pritet zgjedhja e 175 anëtareve te rinj te Asamblesë, por edhe të miratohen ndryshimet ne statut. Veliaj, kërkoi qe socialistet, pavarësisht debateve, te dalin me te bashkuar pas këtij Kongresi. Me pas, puna mbi 2 vjet e gjysme e qeverise dhe reformat kryesore te saj, janë pasqyruar përmes spoteve te transmetuar për te pranishmit ne videoprojektor. Në Kongres, socialistet janë përshëndetur edhe nga miqtë e tyre, te pranishëm ne Tirane ose jo: mesazhet janë dhënë përmes videove apo edhe nga salla. Aleati kryesor i socialistëve Ilir Meta ndodhet në sallë. Kreu i LSI tha se ndihej mirë në shtëpinë e miqve të tij të majtë. Bashkë me Metën janë edhe social-demokrati Gjinushi dhe kryetari i demokracisë sociale Milo. Por në kongres mungon lideri historik i socialisteve Fatos Nano, edhe pse ai ishte ftuar per te marre pjese. Po ashtu mungojnë edhe aleatet e tjerë të socialisteve Shpëtim Idrizi e Vangjel Dule.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *