E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Punime artizanale me materiale të riciklueshme

 

 

Për Anën, çdo gjë mund të kthehet në art. Ajo e di se çfarë do të thotë të mos kesh. Nuk ka pasur një jetë të thjeshtë e kjo e ka bërë që të shfrytëzojë çdo mundësi për t’ia dalë mbanë me forcat e saj. Është rritur në shtëpinë e fëmijës, e po aty ka lënë edhe vajzën. Këto janë vetëm disa nga punimet e saj. Të gjitha me materiale të riciklueshme.

 

Reklamë

Vetëm pak muaj më parë ajo çeli një ekspozitë me punimet më të mira, e ky ishte shkaku që sot ajo ka një vend ku mund t’i ekspozojë apo t’i shesë punimet. Përtej të gjitha vështirësive, Ana rrëfen se ky pasion për të krijuar të bukurën në çdo materie e bën të harrojë vështirësitë, e çdo ditë t’ia nisë nga e para për të krijuar diçka të re.

 

Më shumë video

Reklamë